Inspektimet dhe kontrollet në të gjitha hyrje-daljet, si dhe në Terminalin e Udhëtarëve kanë vijuar rregullisht brenda detyrës funksionale edhe gjatë periudhës së pandemisë nga Covid 19.
Testimet që zhvillohen herë pas here me personelin e sigurisë bazohen në Planin vjetor të FSPD për kalimet në nivelet e ndryshme të sigurisë.
Gjithçka realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kufirit dhe Migracionit si dhe me Kapitenerinë e portit.
Krijimi i standardeve të larta të sigurisë është arritur edhe falë imazhit të punonjësve të Forcës, ndërsa performanca e trupës është ndikuar pozitivisht edhe nga bashkëpunimi me administratën, drejtorinë operacionale, forcën zjarrfikëse, etj.
Efektivët vijojnë ritmikisht operativitetin për rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë portuale.