FSPD, Testim i fshehtë sigurie në Terminalin e Trageteve/ 2 tetor 2020

Ditët e fundit Forcat e Sigurisë Portuale realizuan në Terminalin e Trageteve një test të fshehtë sigurie, që synon testimin e sistemit dhe vlerësimin e reagimit në rast rreziku potencial nga lëndët e rrezikshme.

Testimi vuri në levizje edhe udhëtarët dhe personelin e pranishëm, të cilët iu përgjigjën në kohë kërkesave të sigurisë, megjthëse nuk ishin të njoftuar për testimin.

Inspektimet dhe kontrollet në të gjitha hyrje-daljet, si dhe në Terminalin e Udhëtarëve kanë vijuar rregullisht brenda detyrës funksionale edhe gjatë periudhës së pandemisë nga Covid 19.

Testimet që zhvillohen herë pas here me personelin e sigurisë bazohen në Planin vjetor të FSPD-së për kalimet në nivelet e ndryshme të sigurisë.

Gjithçka realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kufirit dhe Migracionit si dhe me Kapitenerinë e portit.

Forcat e Sigurisë Portuale Durrës (FSPD), janë të pranishme 24/7 në të gjitha pikat nevralgjike të portit më të madh të vendit.

Krijimi i standardeve të larta të sigurisë është arritur edhe falë imazhit të punonjësve të Forcës, ndërsa performanca e trupës është ndikuar pozitivisht nga bashkëpunimi me administratën, drejtorinë operacionale, forcën zjarrfikëse, etj.

Tashmë efektivat po punojnë ritmikisht për rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë portuale.