Që nga viti 1792 në Shtetet e Bashkuara është festuar Festa e Kolombit. Në këtë vit shoqëria Tammany në New York dhe shoqëria Historike e Massachusetts (Historical Masachusetts Society) festuan 300 vjetorin e zbarkimit te Kolombit ne Botën e Re. Që nga ai vit data 12 Tetor është festuar si dita e Kolombit. Po cila ishte historia e Kolombit dhe si arriti te zbulonte Botën e Re?
Kristopher Columbus, ishte një tregtar Genoves, detar dhe hartograf, i cili po planifikonte një ekspeditë të arrinte Ishujt e Erëzave nga një rrugë tjetër (nga Perëndimi).
Nga shkrimet e lashta, udhëtimet e tij në Atlantikun e Veriut si dhe nga zbulimi në komunitetin e detarëve duke përfshirë dhe raporte që pemët dhe mbetje të tjera silleshin në Madeira nga dallgët që vinin nga perëndimi – ai arriti në përfundimin se Azia mund të arrihej nëse lundrohej edhe në drejtim të perëndimit. Duke përdorur tabelat në Imago Mundi ai llogariti se ishulli Cipangu, njëri nga ishujt e pasur të erëzave i përshkruar nga marko Polo, ishte 2400 milje në anën tjetër të Atlantikut.
Për këtë qëllim ai hartoi një projekt se si te arrinte në ishujt e lindjes së largët nga Perëndimi. Mbledhja e fondeve për një skemë të tillë kaq spekulative ishte e vështirë.
Në vitin 1480 ai apeloi pranë kurorës mbretërore Portugeze, por ekipi i cili u caktua të shikonte skemën e tij e refuzoi atë. Sidoqoftë, ata në mënyrë sekrete instruktuan një anije të lundronte drejt perëndimit nga Cape Verde për të testuar teorinë. Kjo nuk pati sukses dhe pas disa ditësh marinarët të terrorizuar nga moti i keq dhe pafundësia e oqeanit, u kthyen. Kur dëgjoi për këtë dublim, Kolombi u largua nga Portugalia, dhe pasi u përpoq në Venecia, në vitin 1485, ai arriti në Spanjë pa asnjë grosh dhe organizoi një seancë dëgjimore me Ferdinandin dhe Isabelën.
Pas gjashtë vitesh përpjekjesh të vazhdueshme dhe zvarritjesh, projekti i Kolombit u refuzua sërish nga Komiteti Këshillues i Kurorës Mbretërore në Janar të vitit 1492.
Më pas një oborrtar me influencë i quajtur Luis de Santangel e mori nē shqyrtim rastin e tij. Spanja sapo kishte pushtuar Granadën, dhe luftëtarët e rinj të cilët kishin luftuar po shpresonin të shpërbleheshin me tokë sikurse i ishte premtuar. Meqë në Spanjë nuk kishte mjaftueshëm tokë pēr shpērblimin e ushtarēve, idea e Santangelit ishte të hidhej vështrimi në perëndim ashtu sikurse sugjeronte dhe Kolombi.
Marëveshja e nënshkruar në 17 Prill 1492 e emëroi Kolombin Admiral, mëkëmbës, guvernator dhe gjyqtar të të gjithë ishujve dhe tokave që ai do të zbulonte dhe i jepte atij 10% të çdo lloj thesari dhe specie që ai do të përfitonte. U lëshua një dekret mbretëror i cili i kërkontë pronarëve të anijeve Andalusione ti siguronin tre anije të gatëshme për lundrim, dhe në fund edhe dy familje pronarësh, Pinzonët dhe Ninos, financuan në ekspeditën modeste.
Dy karavele dhe një anije tjetër më e madhe ngritën velat për në ishujt Canarie ku qëndruan gjashtë javë për tu përgatitur, dhe së fundmi ngritën velat për tu nisur për në ishullin e madh të Cipangu-t në 6 Shtator 1492. Korentet VL i shtyne ato përmes Atlantikut dhe në orën 2.am të datës 12 Tetor ato pikasën tokë. Në të vërtetë ato kishin zbuluar ishullin Watling (sot San Salvadori) në Bahamas, por duheshin edhe 20 vite të tjera që gjithkush ta kuptonte se ai vënd nuk ishte India. Sidoqoftë atje nuk kishte erëza apo qytete të bukur si në lindjen e largët, kështu që nga këndvështrimi tregtar ky ishte një fillim i dështuar. Por nga pikëpamja e zbulimeve të kohës mund të konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdhenj ekspeditave detare.
Happy Columbus Day!
Marre nga libri Maritime Economics me autor Martin Stopford 3rd edition!
Përkthyer nga Prof. As. Dr. Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe Profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës