70 vjet më parë në portin e Durrësit u ngrit një shkollë7-vjeçare, që synonte arsimimin e punonjësve të tij.
Shkolla që u krijua në vitin 1950 drejtohej nga mësuesi Vasil Ziu, emrin e të cilit e mban sot një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit.
Në Historikun e titulluar “Porti ynë në rrjedhën e viteve”, mësohet gjithashtu se për arsimimin e punonjësve të portit dhe të kantierit detar, në vitin 1967 u hap shkolla e mesme, fillimisht në godinën e ofiçinës së këtij porti.
Specialitetet bazë të shkollës ishin:
-Shfrytëzim porti, ku përgatiteshin përgjegjësit e vaporëve për proçesin e ngarkim-shkarkimit.
-Dega e mekanikë, ku përgatiteshin punonjës tëofiçinës, etj.
Në vitin 1975, ky institucion u quajt Shkolla e mesme pa shkëputje nga puna dhe drejtor i parë i saj ka qenë Petraq Gjata.