Në vitin 1955, u përpunuan 901,730 tonë mallra, nga të cilat eksport – 527,754 tonë, import- 314,347 tonë, ndërsa transporti i brendshëm arriti në 59,629 tonë.
Me këtë përbërje e kapacitet, flota jonë filloi të marrë pjesë aktive në transportimin e mallrave jashtë vendit duke u lidhur jo vetëm me portën e Adriatikut por edhe me ato të Detit të Zi e Balltik, madje duke kaluar oqeanin Atlantik. Marrëdheniet tregëtare detare u zgjeruan në 40 shtete të botës.
Me këtë zgjerim, nga viti 1955- 1960, flota jonë realizoi një vëllim pune prej 342 milion tonë/milje.
Tonazhi i flotës sonë në vitin 1960 arriti 15 846 18953 tonë ose 31% më shumë se në vitin 1945. Krahasuar me vitin 1955, volumi i punës ishte 7.5 herë më i madh.
Referuar botimit “Antologji e detarisë shqiptare”