Histori/Porti në vitet ’80, anijet shqiptare në 100 porte të botës 01 korrik 2020

Në fillim të viteve 1980 në portin e Durrësit përpunoheshin mesatarisht rreth 700 anije me flamurë nga 50 vende të botës.

Në historikun e titulluar “Porti ynë në rrjedhën e viteve” mësohet se në të njejtën periudhë, anijet e Flotës sonë Tregtare, disa nga të cilat transoqeanikë, akostoheshin në rreth 100 porte të ndryshme të botës.

Në vitet 1980, vendi ynë eksportonte me anije drejt Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë, Turqisë dhe ish-Jugosllavisë mallra të ndryshme si koncentrat kromi, bitum, hekur nikel, ferrokrom, çimento, tela bakri, etj.