Përgjatë këtij sezoni veror, Porti i Durrësit iu rikthye të njëjtave volume tregtare, konkretisht në Sektorin e Pasagjerëve, ku pati edhe një lloj suspance në kohën e pandemisë. A është ky një sinjal se ekonomia dhe konkretisht sektori i transportit detar, po rimëkëmbet dhe po dalim nga kriza?
Durrësi është padyshim termometri i ekonomisë shqiptare dhe termometri ka treguar që në këto 9 muaj, ka sinjale shumë pozitive. Kemi një rritje të eksporteve tona me rreth 15%. Edhe në krahasim me vitin 2019, kemi një rritje të përpunimit të materialeve të ndërtimit me 5%, kemi një rritje të konteinerëve me 5%, kemi dhe një rritje te mineraleve me 3%. Të gjitha këto, të mbështetura edhe nga aktiviteti investues në vend, qoftë publik, qoftë privat, sidomos në sektorin e infrastrukturës, energjisë dhe ndërtimit. Siç e theksuat dhe ju, kemi dhe një rikthim të pasagjerëve në përdorim të transportit detar, pas një sezoni të suksesshëm turistik, me volume të ngjashme me vitin para pandemisë.
Një ndër projektet, të cilin Qeveria “Rama 3” e ngriti në fushatën e saj elektorale, por që e ka në fokusin e tij edhe në mandatin e tretë, janë përmirësimi i infrastrukturës detare dhe konkretisht ndërtimi i Portit të Ri Turistik dhe ndërtimi i Portit Tregtar në Porto Romano. Është folur shumë, edhe nga palët opozitare të cilët pretendojnë të kundërtën dhe kanë mendimet e tyre. Aktualisht, në çfarë faze jemi me këto dy projekteve madhore të Qeverisë Aktuale?
Në programin e saj qeverisës për mandatin e tretë, Qeveria Shqiptare ka parashikuar investime domethënëse në infrastrukturën portuale dhe detare dhe siç e thatë dhe ju, projekti turistik i Marinës dhe Jahteve, në Portin historik të Durrësit dhe zhvillimi i një Porti të ri tregtar në Porto Romano, janë në fakt dy anë të së njëjtës medalje. Përsa i përket Portit Turistik, është një projekt që ka seriozitetin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kemi mëse një vit tashmë që punojmë me Qeverinë Emiratase dhe nën udhëheqjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është miratuar një master plan për zhvillimin e portit turistik. Ky master plan më pas ka kaluar në fazën e miratimit në planin vendor të Bashkisë së Durrësit, i cili është miratuar para pak javësh dhe gjej rastin të falenderoj Bashkinë e Durrësit dhe kryetaren e bashkisë për bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë fushë, dhe tashmë, investitori i përzgjedhur nga Qeveria Emiratase për realizimin e kërij projekti, është ne bizedime dhe negociata paraprake me agjensinë e zhvillimit të investimeve të huaja “AIDËN”. Përsa i përket fazës së zbatimit, Qeveria parashikon që zbatimi të nisë në 3 mujorin e parë vitit 2022.
Transferimi i Portit Tregtar në Porto Romano, a ka një afat se kur mund të ndodhë dhe a është gati e gjithë logjistika dhe infrastruktura për t’u përshtatur, qoftë lidhja tokësore apo hekurudhore për t’a orientuar të gjithë pjesën e zhvillimit të marrëdhënieve të shkëmbimeve tregtare në këtë zonë?
Transferimi i aktivitetit të përpunimit të mallrave në Porto Romano, është një transferim me etapa, është një proces që do të zgjasë me disa etapa. Siç e theksova edhe më parë, ne kemi realizuar etapat e planifikimit me një master plan të konsoliduar, i cili parashikon një facilitet të ri portual që do të ndërtohet në Porto Romano, i cili do të sigurojë një infrastrukturë dhe ndërlidhje me hekurudhën dhe me rrugën, e cila është në përfundim e sipër tani në Porto Romano. Pra, ka një logjistikë paraprake, në mënyrë që porti i ri të përballojë rritje të volumeve tregtare parashikohen në të gjithë rajonin dhe në të gjithë zonën e Adriatikut dhe Jonit deri në horizontin 2050. Tahmë jemi duke detajuar projektin inxhinierik. Ky detajim përbëhet përmes një konkursi ndërkombëtar dhe kemi fatin të kemi pjesëmarrjen e konsolucioneve ndërkombëtare, lider të kësaj fushe, në ndërtimin dhe dizejnimin e porteve tregtare ndërkombëtare madje shumë shpejt, javën e ardhshme, do të kemi mundësinë për të bërë prezantimin public të propozimeve inxhinierike dhe teknike për zbatimin e Portit të Ri në Porto Romano.
Ndryshimeve të mëdha që do të pasojnë dhe janë në aspiratën e 4- vjeçari të ardhshëm qeverisës “Rama”, janë ato të zhvillimit të infrastrukturës portuale në të gjithë Gjirin e Durrësit, por jo vetëm. Autoriteti Portual , së fundmi, ka iniciuar dhë ngritjen e një qendre për t’ju përshtatur dhe për të sjellë edhe fuqinë punëtore për t’a oreinetuar drejt profileve të reja që do t’I nevojiten dy porteve, turistik dhe atij tregtar. Në çfarë faze jemi dhe çfarë konkretisht Autoriteti Portual do sjellë me këtë risi në shërbimin që ofron ndaj qytetarëve dhe përdoruesve portualë?
Pikënisja është pikërisht nevoja që ka Sektori Detar, për të zhvilluar jo vetëm infrastrukturën, por edhe mjetet, pajisjet, sistemet me të cilat operon, proceset e punës dhe padyshim këtu bëjnë pjesë edhe burimet njerëzore, të cilat jane absolutisht të nevojshme në vitet në vijim. Detyra jonë si Autoritet Portual, është të mbështesim me investim, me infrastrukturë, mjete, pajisje, por edhe të orientojmë sektorin detar, operatorët portualë që të realizojnë investime të nevojshme në këtë sector që të mbështesin rritjen ekonomike, e cila parashikohet nga Qeveria Shqiptare në mandatin e 3-të, me një mesatare rreth 4,5%. Si arrihet kjo? Kjo arrihet përmes investimeve në infrastrukturë, në logjistikë dhe në ndërlidhjen intermodale mes rrugës- portit- hekurudhës , në rang vendi. Pikë shumë e rëndësishmë është edhe rritja e kapaciteteve njerëzore. Ndaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Sekretariatin Rajonal të Transpoortit, i cili është një oganizëm i Bashkimit Europian dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor, kemi krijuar qendrën e Ekselencës Për Çështjet Detare (CEMA), e cila është një qendër trajnimi dhe kualifikimi professional, e cila ka filluar të funksionojnë që në muajin qershor dhe ka filluar të prodhojë studimet e saj të para dhe programet e kurrikualt e saj të para të trajnimit, në mënyrë që në 3 vitet e ardhshme, ku do të realizohen investime madhore përsa I përket infrastrukturës portuale dhe detare, të mund të kemi dhe burime njerëzore dhe specialistë dhe ekspertë, të cilët shoqërojnë këtë reformë të administrimit detar dhe portual në Republikën e Shqipërisë.