Java e Detarisë/ Themelohet Laboratori i të Dhënave për Logjistikën Detare dhe Zinxhirët e Furnizimit Rajonal(DataLab)
Gjatë punimeve në Javën e Detarisë, u nënshkrua dhe marrëveshja e përbashkët për themelimin e “DataLab – Laboratorit i të Dhënave për Logjistikën Detare dhe Zinxhirët e Furnizimit Rajonal “, një iniciative e përbashkët e Doganave, Policisë kufitare, INSTAT, Institutit të Transportit, Universitetit të Durrësit, Agjencisë për Ekselencën dhe Inovacionin dhe Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare.
Ky Laborator, në formën e një platformë dixhitale, ka ardhur si një nevojë e përbashkët dhe ka për synim të ndihmojë në tre drejtime:
Analizën në kohë reale të të dhënave për të ndihmuar proçeset e vendimmarjes mbi përmirësimin e shërbimeve të logjistikës detare dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit në Shqipëri;
Këshillimi në përdorimin e teknologjive inovative, duke përfshirë inteligjencën artificiale, në proçeset e analizës së të dhënave në fushat e transportit detar dhe atij intermodal në vend dhe në rajon;
Bashkëpunimi ndërinstitucional me qëllim përmirësimin e kuadrit rregullator dhe operacional mbi mbarëvajtjen e proçeseve logjistike dhe shërbimeve publike në fushën e logjistikës detare dhe zinxhirëve të furnizimit.