Në ambientet e Autoritetit portual, në zyrat e APD-së, operatorëve privatë si dhe mjeteve portuale, gjatë ditës së sotme u krye do të dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i të gjitha ambienteve, me qëllim zbatimin me rigorozitet të protokolleve shëndetësore, ruajtjen e shëndetit të punonjësve dhe përdoruesve të Portit më të madh në vend dhe sigurinë e mjedisit.
Dezinfektimi DDD (Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim), u realizua si pjesë e masave të përgjithshme për parandalimin e sëmundjeve infektive.
Ky lloj dezinfektimi është i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standardeve të HACCP-së dhe OBSH-së.
Programi i dezinfektimit: Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit të insekteve zvarritëse dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse, dezinsektimi do të kryhet me anë të vendosjes së xhelit special me lëndë aktive (Imidacloprid, Deltametrine, Bromadiolone) i cili kryhet 2 herë në vit për një periudhë 6 mujore secila, si dhe me spërkatje me pompë me insekticide.
Programi i dezinsektimit: Dezinsektimi i ambientit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë, do të aplikohet seti elektromat i pajisur me rimbushësin elektrik të lëngshëm apo tabletë, me dritë UV dhe të shoqëruara me letër ngjtëse ndërsa për luftimin e tyre kur infestimi është i rëndë do të përdoret spërkatja me pompë me insecticide cilësore dhe profesionale të kompanisë inovative Bayer.
Programi i deratizimit: Deratizimi i ambientit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse.