KE, Bruksel 14 nëntor: “Drejt një Plan Veprimi për Strategjinë e BE-së në rajonin e Adriatikut dhe Jonit”. 22 nëntor 2013

Me 14 nëntor 2013 në Bruksel u mbajt Seminari për Projektin “Blue Grouth”, me temë “Drejt një Plan Veprimi për Strategjinë e BE-së në rajonin e Adriatikut dhe Jonit”. Seminari u organizua nga Komisioni Europian dhe në punimet e tij morri pjesë edhe zëvëndësdrejtori i APD-së, Artjan Qirici.

Projekti “Blue Grouth” ka nisur të implementohet në vitin 2010, në kuadrin e një strategjie afatgjate për të mbështetur rritjen e qëndrueshme në sektorët e detit dhe detarisë. Sipas këtij Projekti “detet dhe oqeanet janë shoferët që fshehin potenciale të mëdha me risi për rritjen ekonomike. Politikat e Integruara Detare ndihmojnë në arritjen e objektivave të strategjisë së Evropës, për një rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Z. Qirici, tha se qëllimi i këtij Seminari ishte “promovimi i transportit të qëndrueshëm dhe konkurues në detet Jon dhe Adriatik, të cilët përbëjnë një rrugë të rëndësishme për udhëtarët dhe mallrat në Ballkan”. Në fjalën e tij z. Qirici u shpreh se, portet luajnë një rol vendimtar në kohezionin social dhe në sigurimin e vazhdimësisë territoriale. Ekziston një nevojë për të mbështetur zhvillimin e një kulture të “burimeve të biznesit efikas” në rajon, nëpërmjet

përfshirjes aktive të faktorëve të shumtë dhe ndërlidhje më e madhe e biznesit, me sektorin publik dhe kërkimor. Disa sektorë kyç – të tilla si pajisjet detare, ndërtimi i anijeve, industria logjistike e varkave po rrezikojnë humbjen e levave konkuruese, ndërsa të tjerët, të tilla si “blu bio-teknologji”, kanë nevojë të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Në Seminar u diskutua mbi bashkëpunimin e porteve, me qëllim harmonizimin e proçedurave (si një dritare e vetme); mbi integrimin e sistemeve të të dhënave dhe shkëmbimin e informacionit për trafikun e pasagjerëve dhe mallrave; mbi reduktimin e ndikimit mjedisor, si dhe mbi zhvillimin e shërbimeve për Autostradat e Detit.

Të pranishëm ishin drejtues të Porteve të Venecies (Itali), Tivarit (Mali i Zi), Koperit (Slloveni), Igumenicës (Greqi), Dubrovnikut (Kroaci) dhe Durrësit; përfaqësues të Ministrive, Universiteteve, Shoqatave Turistike, Institucione të Mbrojtjes së Mjedisit nga Belgjika, Italia, Kroacia, Portugalia, Franca, Spanja, Greqia, Gjermania, Sllovenia, Shqipëria, Mali i Zi, Anglia, Hungaria, Bosnje – Hercegovina dhe Serbia.

Sipas Z.Qirici, porti i Durrësit duhet të mobilizohet fuqishëm për të thithur pjesë të rëndësishme të këtij projekti me qëllim zhvillimin e bregdetit tonë në sektorët e transportit, peshkimit dhe turizmit.

Takimi i ardhshëm i këtij niveli do të mbahet me datë 6-7 shkurt 2014 në Athinë.