Kompleksi Portual Durrës Porto Romano përpunoi 1.6 milionë tonë mallra gjatë tre muajve të parë të vitit, një rritje prej 3% krahasuar me vitin e kaluar. Që prej vitit 2018, përveç periudhës pandemike (viti 2020), vijon rritja e volumeve të përpunuara, duke dëshmuar konsolidimin konsistent të kompleksit portual më të rëndësishëm në vend.
Për tremujorin e parë 2024, në gjashtë terminalet e dy porteve tëDurrësit u përpunuan, sipas tipologjisë së mallrave:
• 43,395 njësi konteinerikë (TEU), 28% më shumë se në tënjëtën periudhë 2023.
• Rifuxhiot e thata dhe mallrat gjenerale (Dry bulky & General Cargo), me një sasi prej 526, 374 tonë mallra,
• Rifuxhiot e lëngëta (Liquid Bulk), 368, 290 tonë dhe
• Mallrat me traget (Ro & Ro) rreth 261,473 tonë.
Transporti detar i udhëtarëve ka njohur po ashtu rritje, duke numëruar në total 109,722 pasagjerë gjatë këtij tre mujori, ku kryesojnë shtetasit e huaj me 16% më shumë.
Referuar të dhënave zyrtare, vëllimet tregtare në rrugë detare në Komplesin Portual Durrës-Porto Romano gjatë tre mujorit 2024, janë rritur me 3% dhe 4% në të dyja portet, përkatësisht në Portin aktual në Durrës janë përpunuar 814,377 tonë mallra dhe në atë të Porto Romanos 791,932 tonë.
Importet në periudhën janar-mars 2024 arritën në 1.2 milionë tonë ose me rritje 3% krahasuar me një vit më parë. Eksportet e ngarkuara arritën në 326,552 tonë, një rritje po ashtu prej 3% krahasuar me vitin e kaluar.