Konstituohet Bordi Strategjik Këshillimor për Sipërmarrje dhe Inovacion në Universitetin “Aleksandër Moisiu”/17 dhjetor 2020

Konstituohet Bordi Strategjik Këshillimor për Sipërmarrje dhe Inovacion pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, me mbështetjen e Autoritetit Portual Durrës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, që synon shkëmbimin e inovacionit, ideve, aftësive dhe burimeve njerëzore për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe kombëtar. Kjo është e para nismë e kësaj natyre në Shqipëri dhe synon forcimin e bashkëpunimit mes kërkuesve shkencorë dhe sipërmarrësve për të ofruar zgjidhje për sfidat me të cilat përballet sot shoqëria.

Me asistencën e Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë Durrës dhe Autoritit Portual ky organizimin synon shkëmbimin e inovacionit, ideve, aftësive dhe burimeve njerëzore me qëllimin për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe kombëtar.

Të pesëmbëdhjetë anëtarët e Bordit janë figura shumë të rëndësishme të sipërmarrjes dhe janë përzgjedhur bazuar në përvojën e tyre të drejtpërdrejtë në menaxhimin e kompanive dhe projekteve të mëdha. Ata konsiderohen nga Universiteti si aktorë të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të tij për t’i shërbyer komunitetit dhe gjithë vendit.

Disa nga çështjet ku Bordi pritet të japë kontribut të qenësishëm janë:

· tregu i punës dhe sipërmarrja;
· përshtatja e kurrikulave mësimore në përputhje me nevojat e tregut dhe përgjigjen me fleksibilitet dhe shpejtësi ndaj këtyre ndryshimeve, jo vetëm në shkallë lokale, por edhe në shkallë kombëtare;
· aplikimi dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe zhvillimore me impakt rajonal e kombëtar;
· mundësim për praktika studentore, etj.

Dëgjoni mendimet e para pas konstituimit të Bordit Strategjik Këshillimor për Sipërmarrje dhe Inovacion nga:

· Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski;

· Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, z. Alban Isteri;

· Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu.