Kreu i APD-së merr pjesë në konferencën online të CCI France/ 10 korrik 2020

CCI France – Albanie organizoi dje konferencën e radhës online, me temë: ‘’Visio-Koktej me anëtarët e CCI France-Albanie & Dëshmitëe Kompanive’’.

Të ftuarit tanë, Z. Pirro Vengu dhe Znj. Elisabeta Nezaj folën dhediskutuan me anëtarët e tjerë për ndikimin e pandemisë nëaktivitetet e tyre, përkatësisht në Portin e Durrësit dhe në kabinetin e A.R.S Legal & Financial Services.

Z. Vengu, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv pranë Autoritetit PortualDurrës, shprehet se ky ka qenë një 6-mujor krejt i pazakontë dhe iështë dashur të investojnë një pjesë të konsiderueshme të fondevepër sigurinë shëndetësore në facilitetin portual. Këto masa sigurieshëndetësore do të vazhdojnë në muajt dhe në vitet në vijim, porpadyshim që kërkohet një investim në kapitale të konsiderueshmepër të përballuar nevojat qoftë të transportit të mallrave, sigurisëshëndetësore të ekuipazheve apo pikat e kalimit kufitar.

Ai u shpreh gjithashtu se vënë re një rritje pak artificiale tëvolumeve tregtare në rrugë detare, për faktin se ka pasur kufizimenë rrugë tokësore dhe në rrugë ajrore.

Nga këndvështrimi i Portit të Durrësit, ky 6-mujor ka qenë shumëpozitiv, pasi në disa mallra ka pasur 12-15% rritje volumesh, ckandihmon në rritjen e të ardhurave.

Në 5-mujorin e parë, janar-maj 2020, vihet re një rritje e përdorimittë Portit të Durrësit nga eksportuesit dhe importuesit e Kosovës.

Në lidhje me transportin e pasagjerëve, Z. Vengu na bën me dije se ai ka rifilluar gradualisht në fund të muajit Qershor, për disakategori shtetasish.

Për të pasur mundësinë të përballen me cdo lloj situate të papritur, tashmë në Portin e Durrësit është shtuar edhe numri i mjekëve që do të jenë staf permanent.

Znj.Elisabeta, e cila është Avokate dhe Menaxhere pranë A.R.S Legal & Financial Services, na tregon për eksperiencën e tyre gjatëkësaj periudhe dhe për rikthimin gradual në punë.

Znj.Elisabeta shprehet se ndër masat e para që ju deshën tëndërmerrnin për të reaguar si masë mbrojtëse ndaj situatës, ishtemoblizimi i stafit për të punuar nga shtëpia, për të qenë gjatë gjithëkohës në dispozicion të klientëve për t’u ofruar atyre shërbime nëmënyrë të vazhdueshme dhe profesionale, dhe në të njëjtën kohë përtë qenë të sigurtë për shëndetin e të gjithë stafit.

A.R.S është e ndarë në dy departamente, në atë ligjor dhe atëfinanciar, dhe secili departament ka hasur vështirësi në këtë situatëtë pazakontë.

Departamenti ligjor, në mars, përpara se të fillonin masat emergjentetë karantinimit, ka marrë një numër të konsiderueshëm kërkesashnga klientë ndërkombëtarë për t’i asistuar në procesin e investimitnë vendin tonë, por situata e krijuar nga pandemia Covid-19 bëri qëkëto bashkëpunime të shtyheshin për më vonë, në një afat tëpacaktuar.

Edhe në departamentin financiar janë hasur vështirësi dhe pasiguri, packa se ata kanë klientë mujorë për të cilët ofrojnë shërbime tëvazhdueshme.

Për t’i qëndrurar sa më pranë klientëve të tyre, në kushtet e përballjes me një situatë të vështirë, krejtësisht të panjohur, A.R.S Legal & Financial ka ofruar konsulencë ligjore dhe financiare edhepa pagesë, për t’i mbajtur të informuar në të gjitha aspektet ligjorepor jo vetëm, që preknin sipërmarrjet e tyre.

Në fillim të Qershorit, kur situata dukej se po normalizohej, u vu re dhe një kthim i interesit të të huajve në procesin e investimit të mbetur pezull.