Kualifikimet profesionale të stafit të APD-së/ 10 gusht 2021

Rritja profesionale dhe kualifikimi i personelit të APD-së për t’u përshatur me zhvilllimet e kohës, mbetet objektivi ynë. Njësia e Trajnimeve dhe Kualifikimeve profesionale, në përgjigje të kërkesave për trajnim dhe kualifikim, po mbështet dhe inicion shkëmbimin e përvojës dhe eksperiencës së stafit në kompani ndërkombëtare me qëllim rritjen e mëtejshme profesionale.
Personeli i Njësisë së Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Njësia e SSP dhe GIS, është duke ndjekur kursin, të cilët stimulojnë skenarët e dizajnit, krijimin e ideve për të adresuar problemet e përdoruesve, kryerjen e hulumtimeve me përdoruesit, krijimin e kornizave, modeleve prototipave. Në bazë të kërkesës së Adobe XD dhe Figma, do të mesohen mjetet e projektimit përmes një përzierje videosh, vlerësimesh dhe aktivitetesh praktike.

Po ashtu, përfaqësues të APD-së, kanë ndjekur kursin për Oficer Sigurie, zhvilluar nga Regjistri Detar Shqiptar për rritjen e shërbimit të Sigurisë sipas KODIT ISPS DHE Kursit Model IMOI.XX, si dhe janë në process të trajnimit në Google UX Design Professional Certificate.

Kodi Ndërkombëtar i Sigurisë së Anijeve dhe Portit (ISPS) është një ndryshim në Konventën Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS mbi rregullimet minimale të sigurisë të kërkuara për anijet, portet dhe agjencitë qeveritare), e cila hyri në fuqi në 2004.

Kodi ISPS përshkruan përgjegjësitë ndaj qeverive, kompanive të transportit, personelit të anijes dhe personelit të portit / objektit për të “zbuluar kërcënimet e sigurisë dhe për të marrë masa parandaluese kundër incidenteve të sigurisë që prekin anijet ose objektet portuale të përdorura në tregtinë ndërkombëtare”.