Qendra e Ekselencës për Cështjet Detare në Autoritetin Portual Durrës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë pjesë një prej ekpsertizave më të mira ndërkombëtare për kualifikimin e stafit mbi mallrat e rrezikshme.
Projekti TAIEX AL – TAIEX, vjen në zbatim të kërkesave të Kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods) dhe Direktivës 2008/68/EC dhe do të mundësojë një sërë trajnimesh, vizitave studimore e misioneve eksperte për Autoritetit Portual Durrës dhe institucionet e tjera kombëtare të transportit multimodal.
Teknikisht nga kjo ekpsetizë me trajnerë me të mirë të fushës, stafi do të kualifikohet mbi:
1. Rritjen e ndërgjegjësimit për IMDG Code 2020 Edition – duke përfshirë amendamentin 40-20 i cili hyri në fuqi më 01 qershor 2022, nga dhënia e njohurive në lidhje me rreziqet e përfshira në transportin e mallrave të rrezikshme për individët/subjektet që do tëkontribuojnë në mënyrë efektive në transportin e sigurt të këtyre mallrave në det.
2. Njohjen me trajnimin e përgjithshëm të ndërgjegjësimit/mobilizimit, kërkesat dhe çertifikatat e bazuara në Kodin IMDG (Kapitulli 1.3) , CFR 49 (Transporti) si dhe Seksionet e STCË A-II/1, A-II/2. Ai ka për qëllim trajnimin e të gjithë personave të angazhuar në transportin e mallrave të rrezikshme nga deti, veçanërisht detarët dhe personeli në breg.
3. Zbatimi i acquis të BE-së për personat e përfshirë në transportin e mallrave të rrezikshme për të kuptuar, lexuar dhe zbatuar dispozitat e Kodit IMDG të cilat janë zhvilluar si një kod ndërkombëtar për transportin detar të mallrave të rrezikshme në formë të paketuar, në mënyrë që të përmirësojë, harmonizojë transportin e sigurt të mallrave të rrezikshme dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit.
4. Sigurimi i koherencës së procedurave të tokës sipas Direktivës 2008/68/EC (d.m.th. RID dhe ADR) dhe Kodit IMDG.