Linja e Gjelbër, APD komunikim të drejtpërdrejtë me përdoruesit portualë/ 02 Nëntor 2020

Rreth 200 qytetarë kanë përdorur Linjën e Gjelbër të komunikimit me Portin e  Durrësit për t’u informuar për shërbime të ndryshme portuale. Numri pa pagesë 0800 73 74 është një ndër metodat e reja që APD po aplikon që prej 1 marsit të këtij viti.

Pyetjet me të shpeshta kanë patur si objekt:

• Interesimi mbi udhetimin drejt Italisë

Telefonatat me të shumta kanë qënë mbi procedurat e udhëtimit drejt Italisë për arsye pune dhe shëndëtësore (dokumentacioni që duhet patur). Pyetje të tjera kanë qënë në lidhje me udhëtimin në mënyrë transit nga Italia drejt Gjermanisë apo interesim mbi oraret e trageteve dhe pajisjen me bileta.

Pajisjen me leje hyrje

Telefonata dhe e-mail nga persona dhe agjenci transporti mbi proçedurat e pajisjes me leje hyrje portuale për automjetet dhe informimin mbi tarifat.

Personat kanë dërguar në e-mail kërkesat e tyre të cilat më pas janë përcjellë Zyrës së Lejeve të APD-së.

• Informim mbi kostot dhe proçedura doganore

Qytetarë të ndryshëm kanë telefonuar për t’u informuar mbi shkarkimin e Mallrave në port, duke u interesuar për tarifa të ndryshme.

Telefonata nga qytetarë të cilët kërkonin informacion mbi preçedurat doganore, janë udhëzuar të drejtohen tek Zyrat Doganore.

• Kërkesë për punësim

Disa prej qytetarëve kanë dërguar në rrugë elektronike në adresën zyrtare [email protected] kërkesa për punësim, bashkë me CV, të cilat i janë përcjellë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të APD-së.