Çimento, xhamat dhe bërsia e sojës kanë qenë mallrat më të përpunuara në Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit gjatë muajit të kaluar.
Në këtë Terminal, që njihet ndryshe edhe si Terminali i Mallrave Gjenerale gjatë muajit qershor 2021 janë përpunuar 17 anije tregtare me mallra gjithsej.
Sipas të dhënave operative, volumi i mallrave të përpunuar në Terminalin Perëndimor gjatë muajit që sapo u mbyll arrin në 44, 300 tonë mall.
Mes mallrave të ndryshme që kanë mbërritur me anije dhe janë përpunuar në kalatat 1-5 të këtij Terminali dallohen 10, 950 tonë Çimento rifuxho, 9, 869 tonë, Çimento/ paleta, 5, 906 tonë, Xhama,Hekur 2,415 tonë, 5,195 tonë dhe bërsi soje.