Një lajm i mirë nga Terminali i Konteinerëve në Portin e Durrësit ku është venë në funksion Sistemi Operativ online Navis 4.
Pas një pune disa mujore, nga përcaktimi i nevojave, instalimet e pajisjeve, integrimi i sistemeve të linjave konteinerike, trajnimet e stafit dhe deri tek digjitalizimi i zonave të përpunimit, sigurojmë tashmë një standard të ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve. Falë këtij sistemi, operatorët, përdoruesit dhe agjencitë ligjzbatuese do mund të planifikojnë më mirë të gjitha veprimet logjistike dhe ato të kontrollit për çdo konteiner në import – eksport – magazinim.
-Ulje e kohës së përpunimit të mallrave dhe ulje e pritjes për transportuesit,
-Rritje e performancës së stafit dhe mekanizmave,
-Siguri, kontroll dhe analizë risku nga agjencitë ligjzbatuese,
-Gjurmueshmëri e çdo veprimi logjistik dhe transparencë financiare,
-Lehtësim i operimit 24/7.