NJOFTIM/ APD shpall vendin vakant pranë Oficerit të Sigurisë Portuale/ 24 maj 2021

Në vijim të zbatimit të Udhëzimit Nr. 7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë ne Portet Detare të Republikës së Shqipërise”, APD shpall 1 (një) vend vakant pranë Oficerit të Sigurisë Portuale për pozicionin e punes:

  1. Oficer i Sigurisë së Zonës Portuale, pranë Oficerit të Sigurisë Portuale   

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

1- Përgjegjësitë e Oficerit tё Sigurisё së Facilitetit Portual (PFSO) janё tё pёrcaktuara nё Kodin e ISPS dhe në Ligjin “Për sigurinë në anije dhe porte”

2- Kryen inspektimet fillestare tё sigurisё së facilitetit portual duke marrë nё konsidetratё vlerёsimet pёrkatёse tё sigurisё së facilitetit portual;

3- Zhvillon dhe mirёmban Planin e Sigurisё së Facilitetit Portual (PFSP);

4- Implimenton dhe ushtron Planin e Sigurisё së Facilitetit Portual;

5- Kryerjen e inspektimeve tё rregullta tё sigurisё së facilitetit portual, pёr tё siguruar vazhdimёsinё e masave tё pёrshtatshme tё sigurisё;

6-Rekomandon dhe udhëzon si tё jetё e pёrshtatshme mё mirё, mbi modifikimet e planit tё sigurisё tё facilitetit portual, pёr korrigjimin e mangёsive dhe freskimin e planit tё sigurisё, duke marrё parasysh ndryshimet pёrkatёse tё faciliteteve tё portit;

7-Bёn tё mundur rritjen e vetёdijes dhe sigurisё pёr vigjilencёn e personelit tё facilitetit portual;

8- Siguron trajnimin e pёrshtatshёm tё personelit pёrgjegjёs tё sigurisё së facilitetit portual;

9- Raporton autoritetet pёrkatёse mbi regjistrimet pёrkatёse pёr ngjarjet qё cënojnë sigurinё e facilitetit portual;

10- Koordinon dhe implementon planin e sigurisё sё facilitetit portual me atё tё oficerit tё sigurisё tё anijes ose tё kompanisё (SSO-CSO);

11-Koordinon veprimet e sigurisё nё mёnyrё tё pёrshtatshme;

12- Siguron qё standardet pёr personelin pёrgjegjёs tё sigurisё tё jenё zbatuar.

13- Garanton qё pajisjet e sigurisё tё punojnё siç duhet, janё testuar, kalibruar dhe mirëmbajtur, nëse  ka;

14- Bёn asistencёn e oficerit tё sigurisё sё anijes (SSO) pёr tё konfirmuar ngjarjen e ndodhur nё anije kur kjo gjё i kёrkohet;

15- Kёrkon marrjen e informacionit tё anijes para mbёritjes (Ship pre- arrival information) ;

16-Firmos Deklaratёn e Sigurisё me oficerin e sigurisё sё anijes sё caktuar nga kompania sipas rastit oficeri i parё ose kapiteni;

16- Urdhёron imbarkimin ose disimbarkimin e pasagjerёve, transferimin e tyre, ngarkimin ose shkarkimin e mallrave tё rrezikshme nё rastet kur anija ka nivel mё tё lartё sigurie se sa ai i portit;

17- Ndryshon deklaratёn e sigurisё nё bashkёveprim me oficerin e sigurisё sё anijes nё raste kur ndryshon niveli i sigurisё;