Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur zgjatjen e masave, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 janar 2022.
Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për këto motive ( të dokumentuara):
1. Pune
2. Shëndeti,
3. Studimi,
4. Urgjence,
5. Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
6. Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
7. Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
8. Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
1. Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/
2. Testi me rezultat negativ molekular (PCR) të kryer 72 orë përpara udhëtimit ose test antigjenik 24 orë përpara udjëtimit.
3. Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” .
Rregullat e mësipërme për udhëtimet janë të vlefshme deri më 31 janar 2022 ndërsa gjendja e jashtëzakonshme kombëtare në Itali, deri më 31 mars 2022.
Burimi: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë