Organizata e Porteve Detare Europiane (ESPO) miraton Deklaratën e Valencias për fuqizimin e porteve të Evropës / 01 qershor 2022

Organizata Evropiane e Porteve Detare dhe anëtarët e saj, mes të cilëve dhe Porti i Durrësit, u takuan në Valencia për Asamblenë e saj të Përgjithshme më 1 Qershor, ku ranë dakord për miratimin e deklaratës së mëposhtme:

Portet e Evropës luajtën një rol strategjik dhe thelbësor përgjatë krizave të fundit. Portet janë partnerë kryesorë për vijimësinë e qendrueshmërisë së Evropës dhe janë më shumë se kurrë të domosdoshëm. Për të rritur këtë rol dhe për të njohur plotësisht kontributin e tyre thelbësor në dekarbonizimin dhe rifuqizimin e Evropës, ESPO u bën thirrje qeverive në të gjitha nivelet të fuqizojnë ekosistemin e portit evropian. Kjo nënkupton njohjen e plotë të rolit strategjik dhe thelbësor të porteve. Kjo më tej nënkupton edhe mbështetjen financiare dhe jo-financiare të nevojshme për të bërë portet më të forta dhe elastike në ndjekjen e strategjive dhe rrugëve drejt dekarbonizimit të tyre si dhe rifuqizimin e Evropës. Investimet persistente dhe të shpejta në mbrojtjen dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës kritike portuale si dhe optimizimi i ndërlidhjeve detare dhe tokësore të porteve janë të nevojshme për të lejuar portet të vazhdojnë të jenë nyje thelbësore në zinxhirin e furnizimit, duke siguruar lëvizjen e njerëzve dhe aktorëve strategjikë në panoramën e re energjitike.

Gjatë dy viteve të fundit,ka dalë në pah roli strategjik dhe thelbësor i porteve të Evropës.

Gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19, portet e Evropës ruajtën vazhdimësinë e operacioneve dhe garantuan sigurinë për mosndërprerjen e furnizimeve. Portet e Evropës aktivizuan planet e emergjencave, të cilat rezultuan në atë që portet të mbeteshin plotësisht funksionale gjatë kësaj krize. Më shumë se kurrë, portet evropiane demonstruan rolin e tyre thelbësor dhe kritik në lehtësimin e furnizimit të mallrave dhe materialeve të nevojshme.

Në krizën e aktuale gjeopolitike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë në shkurt 2022, portet e Evropës përsëri po luajnë një rol vendimtar në mbajtjen e zinxhirëve të furnizimit operacionalë dhe në krijimin e rrugëve të reja alternative, përfshirë korridoret humanitare dhe ato të solidarizimit për eksportet Ukrainase. Për më tepër, portet evropiane janë mbrojtja kryesore e furnizimit me energji dhe në reduktimin e varësisë nga Rusia për furnizimin me energji. Portet në Evropë do të jenë katalizatorë për rifuqizimin e Evropës në një periudhë afatshkurtër, duke shtuar rrugëkalimet alternative për sigurimin e gazit si dhe rritjen e rezervave të këtij të fundit. Në të njëjtën kohë, portet do të jenë thelbësore në intensifikimin e përpjekjeve për t’u përgatitur për një panoramë energjitike Europiane pa fosile.

Në mënyrë që portet të luajnë këtë rol strategjik dhe thelbësor si në rimëkëmbjen, dekarbonizimin dhe rifuqizimin e Evropës, ESPO beson se portet duhet të fuqizohen në katër mënyra:

1. Roli strategjik dhe thelbësor i porteve dhe organeve të tyre menaxhuese duhet të njihet plotësisht nga institucionet evropiane, qeveritë kombëtare, rajonale dhe lokale. Portet dhe infrastruktura e tyre duhet të konsiderohen si asete strategjike.

2.   Portet duhet të shihen me përparësi në planet e investimeve të BE -së dhe ato kombëtare. Në një kontekst të përgjithshëm të vështirë ekonomik, të karakterizuar nga norma më të larta të interesit, inflacioni, rritja e madhe e çmimeve të energjisë dhe tregjet e shkëputura të lëndëve të para, do të duhet të kthehen në prioritete financiare. Portet duhet të merren në konsideratë në këtë kontekst.

3.  Portet luajnë role specifike dhe kanë profile të ndryshme. Prandaj, organet menaxhuese të portit duhet të jenë në gjendje të identifikojnë dhe forcojnë, së bashku me palët e interesuara, investimet që rritin më shumë vlerën dhe i përgjigjen më së miri objektivit për dekarbonizimin e BE-së  dhe rifuqizimin e qëllimeve Evropiane në kontekstet e tyre individuale. Porteve duhet të pajisen me mjetet dhe mbështetjen e duhur për zhvillim më të madh ekonomik dhe atë të biznesit si dhe për të përmbushur misionin e tyre duke shmangur bllokimin e aseteve.

4. Portet në Evropë duhet të jenë në gjendje të mbështeten në një kornizë legjislative dhe në një klimë investimesh që u mundëson atyre të planifikojnë për periudha afatgjata, ndërkohë që mbeten vigjilentë dhe fleksibël për të qenë në gjendje të reagojnë shpejt ndaj realiteteve ekonomike, gjeopolitike dhe mjedisore. Procedurat e autorizimit dhe proceset e financimit, si dhe procedurat e tjera administrative duhet të përshpejtohen dhe zbatohen në koherencë me qëllimet gjithëpërfshirëse të BE -së dhe nuk duhet të vonojnë në mënyrë të panevojshme realizimin e projekteve.