26 sportele janë aktualisht në funksion të përpunimit të udhëtarëve në Portin e Durrësit me qëllim përballimin e fluskit të hyrje-daljeve përgjatë këtij sezoni veror.
Që prej datës 21 korrik, tragetet e linjave detare me shtetin fqinj, Italinë, po operojnë me “dopio corse”(vatje-ardhje brenda ditës me qëllim përballimin e fluksit që aktualisht është i përqëndruar në hyrje.
Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë përiudhës 21-25 korrik 2022 në Portin e Durrës janë përpunuar 18, 248 pasagjerë dhe 5,289 automjete.
Fluksi i sezonit veror është duke u menaxhuar nga të gjithë institucionet shtetërore dhe ato private që oeprojnë në Portine Durrësit, me qëllim mbarëvajtjen e sezoni.