Përfundon Ten Ecoport, gati Task Force për mbrojtjen e mjedisit në porte 18 Dhjetor 2014

Rezultatet e projektit Ten Ecoport janë paraqitur në takimin përmbyllës që u mbajt më 16-17 dhjetor në qytetin e Barit. Përfaqësues të 10 institucioneve dhe shoqërive partnere nga 7 vende të rajonit morrën pjesë në takimin final si dhe në Konferencën për nënshkrimin e marrëveshjes për ngritjen e Task – Force të projektit Ten Ecoport.

Gjatë analizës së veprimtarisë mbi 2-vjeçare në kuadër të këtij Projekti u konfirmua vullneti I partnerëve për vazhdimësinë e bashkëpunimit me synim mbrojtjen e mjedisit në portet dhe në zonat bregdetare, përmes nënshkrimit të një Memorandumi mirkuptimi mes gjithë pjesmarrësve.

Autoriteti portual i Durrësit u përfaqësua në këtë veprimtari me një grup të zgjeruar specialistësh: Artjan Qirici, Arjan Myderrizi, Mirela Shani, Rajmonda Gjata, Redi Kodra dhe Hajrie Vrioni.

Zv. Drejtori i përgjithshëm Artjan Qirici, nënshkroi në emër të APD, Memorandumin e Mirkuptimit, si shenjë e vullnetit për pjesmarrjen në Task Forcen e Ten Ecoport.

Memorandumi u nënshkrua nga të gjithë partnerët e projektit: Universiteti Politeknik i Barit, (Partner udhëheqës), Autoriteti Portual Levante, Autoriteti Portual i

Brindisit (Itali); Autoriteti Portual i Igumenicës, Autoriteti Portual i Patras (Greqi); Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjise (Bullgari); Autoriteti Portual i Costanca (Rumani); Autoriteti Portual Dubrovnik (Kroacia); Universiteti Politeknik i Tiranës dhe APD (Shqipëri).

Prof. Leonardo Damiani, përfaqësuesi i Lead Partner të Universitetit politeknik të Barit konfirmoi mbylljen me sukses te projektit TEN-EKOPORT si nje projekt I cili ka në vëmendje problemet mjedisore në zonat portuale dhe përreth tyre.

Z. Damiani, pasi falenederoi te gjithë partnerët për punën e bërë, vuri në dukje se Aktivitetet e Projektit kanë synuar krijimin e një rrjeti për zhvillimin, forcimin, koordinimin e inisiativave të bashkëpunimit për menaxhimin ekologjik të rrugëve detare dhe tejkalimin e pengesave në përcaktimin e një politike mjedisore të përbashkët, pengesa që vijnë për shkak të diferencave të sistemeve në vendet e Europës Juglindore.