Përmbyllet projekti ADB Multiplatform: 10 vende partnere të programit South East Europe dhe IPA 26 dhjetor 2014

Drejtues dhe punonjës së Autoritetit portual të Durrësit kanë diskutuar sot në mesditë mbi projektin ADB Multiplatform, i cili synon zhvillimin dhe promovimin e transportit multimodal në mbrojtje të mjedisit, në zonën e Europës Juglindore.

Sipas termave kryesore të projektit që u implementua për rreth 2.5 vjet, kjo do të arrihet nëpërmjet zhvillimit dhe krijimit të një “platforme të transportit multimodal”, e cila do të integrojë rajone dhe struktura që kanë lidhje me transportin. Kjo është Konferenca përmbyllëse që synon ti shërbejë promovimit të rezultateve të Projektit.

I pranishëm në Takim drejtori I përgjithshëm Selim Belortaja vlerësoi ecurinë e projektit dhe praninë konstruktive të APD në të gjitha seancat zhvillimore të tij. Drejtori Belortaja tha se në të ardhmen prania e APD në hartimin dhe zbatimin e projekteve të tilla shumëpalëshe do të jetë më e madhe. Porti I Durrësit gjithnjë e më tepër po bëhet një faktor I rëndësishëm në transportin detar.

Aktivitetet e ndërmarra gjatë implementimit të projektit kanë marrë në konsideratë rrjetet ekzistuese infrastrukturore dhe politikat në fushën e transportit. Shumë nga aktivitetet e kryera kanë të bëjnë me vlerësimin e standarteve ekzistuese të transportit, analizën e

problematikave, zhvillimin e korridoreve cilësore dhe Qëndrave te Zhvillimit Multimodal, hartimin e marrëveshjeve për një transport në respekt të mjedisit ndërmjet partnerëve të projektit si dhe module trainimi të përbashkëta. Projekti ADB Multiplatform synon:

  1. të zhvillojë një rrjet multimodal në Europën Jug-Lindore, me standarte të njëjta cilësie dhe     performance;
  2. të përmirësojë aksesin dhe tregtinë brenda zonës së Europës Juglindore dhe korridoret përkatëse;
  3. të shndërrojë transportin multimodal në një alternativë ndaj transportit rrugor.
  4. të bëjë transportin hekurudhor një zgjidhje të sigurt për operatorët ekonomikë, përmes zhvillimit të një korridori të integruar hekurudhor që lidh Detin e Zi me vendet e mbyllura, me lidhje me portet kryesore të Adriatikut;
  • të integrojë transportin hekurudhor dhe lumor përmes forcimit të linjave kryesore hekurudhore dhe lumore dhe promovimin e intermodalitetit;
  • të mbrojë mjedisin në zonen e Europës Jug-Lindore dhe krijimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për hartimin e politikave mbi eksternalitetet.

Gjatë implementimit të projektit, Autoriteti Portual Durrës ka marrë pjesë duke u siguruar partnerëve informacionin e nevojshëm për realizimin e përbashkët të aktiviteteve të projektit. APD ka kontribuar në: Krijimin e hartës së korridoreve si dhe të një guide për monitorimin e korridoreve dhe krijimin e nje databaze per gjurmimin e ngarkesave. Kjo do të mundësojë komunikimin online ndërmjet vendeve të përfshira, në lidhje me lëvizjen e ngarkesave në korridoret e Europës Juglindore. Monitorimin e cilësisë së korridoreve, nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve ndërmjet vendeve partnere të projektit. Studimin e sistemit doganor në Shqipëri, fokusuar në sistemin elektronik që përdorin doganat shqiptare. Sigurimin e të dhënave të portit për hartimin e një Qëndre Zhvillimi Multimodal, e cila po krijohet në Tiranë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Kjo do tu shërbejë operatorëve në fushën e transportit të kenë informacionin që ju duhet në lidhje me transportin në vendet e Europës Juglindore. Studimin e ndikimit në mjedis të mjeteve të transportit në korridoret e EJL dhe mënyrat e llogaritjes së kostove të eksternaliteteve. Për këtë, eshte nenshkruar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet vendeve partnere të projektit, për zbatimin e nje politike per green transport Krijimin e databazes për monitorimin e ngarkesave në zonën pilot Durrës-Bar-Levante Partneriteti konsiston në një bashkim partnerësh me shtrirje, gjeografike, teknike dhe institucionale. Disa nga Partnerët: Rajoni Veneto, Itali, Rajoni Puglia, Itali, Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi, Autoriteti Portual i Selanikut, Greqi, Kompania Kombëtare “Administrimi i Porteve Detare” Kostanza, Rumani, Agjensia Ekzekutive e Administrimit Detar, Bullgari, Instituti i Trafikut dhe Transportit Ljubjana, Slloveni, Shoqata Kombëtare e Info-komunikimit, Hungary, JSC Slovake e lundrimit dhe porteve, Slovaki, Struktura e Transportit Intermodal, Kroaci, Porti i Bar, Mali i Zi, etj.