Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, zhvilloi një takimi në ambjentet e portit të Durrësit me Drejtorin e Përgjithshëm të Portit, z. Belortaja. Në fokus të takimit ishin standartet e shërbimit dhe të trajtimit të turistëve që vizitojnë portin e Durrësit me kroçera dhe marrja e masave për përmirësimi i këtij impakti, që kanë turistët në takimin e parë që kanë me Shqipërinë.
Në fjalën e tij z. Belortaja vlerësoi interesin direkt të Ministrive dhe Qeverisë, për të ndikuar që porti të marrë rolin e tij dhe të sjellë impaktin e vet në zhvillimin ekonomik, shoqëror të vendit. Në fjalën e tij z. Belortaja, shprehu “falenderime për znj. Ministre, pasi është e para që njw minister viziton portin me një axhendë konkrete, duke evidentuar një nga dimensionet e performancës portuale, siç është ai i impaktit turistik, i cili në të kaluarën mund të konsiderohet një dimension i harruar por që s`duhet të jetë më kështu”.
Znj. Gjermeni
shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e mirë, i cili do të konkretizohet më tej,
në një bashkëpunim më të detajuar, “me frymën e bashkëpunimit them që vërtetë
do të kemi standarte më të mira, më të larta dhe cilësi në mikëpritjen e
turistëve që do të vijnë në portin e
Durrësit”. Të njejtën gjë do të bëjmë me Portet e të gjitha zonave bregdetare, për ta mire- kordinuar punën e mikëpritjes së turistëve në Shqipëri.
Në vijim të bisedës z. Belortaja, u shpreh se turizmi me kroçera është një sektor me interes për njësinë portuale, për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, imazhin e vëndit dhe performancën në tërësi. Sot morëm një shtysë shumë të mirë për ta rikonsideruar dimensionin turistik të portit. Përsa i përket flukseve konkrete, flukset konkrete në tregun turistik luhaten nën ndikimin e shumë faktorëve, një pjesë e të cilave jan brënda vëndit një pjesë tjetër vijnë nga faktorë global, nuk mund të mos pranoj që ndikimi kryesor në rënien e fluksit vjen nga kriza globale, kjo pasqyrohet në rënien e numrit të pasagjerëve çka pasqyrohet në rënien e fluksit të kroçerave. Megjithatë nuk përjashtohet nga kjo analizë paraprake rënia e fluksit nga ndikimi i faktorit organizativ, menaxherial të vetë strukturave pritëse.
Në të ardhmen u kërku nga të dyja palët që të bashkëveprojnë duke hartuar një plan masash për të përmirësuar strategjinë e turizmit, e cila do të kerkojë një skeme bashkëpunimi më të gjërë.