Plan Biznesi 2019: Thellimi i Basenit, investim me 100 % fonde të APD

Drejtuesit e sektorëve dhe drejtorive në APD kanë zhvilluar këto ditë takime intensive në lidhje me përgatitjen e Plan Biznesit të vitit 2019.

Vitin e ardhshëm APD do të realizojë Thellimin e Basenit, si një nga investimet më të mëdha të kryera 100 % me fondet e saj.

Rëndësia e identifikimit të shpenzimeve dhe investimeve të domosdoshme; rritja e Monitorimit të të ardhurave dhe kontrolli ndaj Detyrimeve të paarkëtuara janë një pjesë e tematikave të takimeve në rang drejtuesish.

Plan Biznesi 2019 do të paraqitet muajin e ardhshëm në Këshillin Drejtues të APD, duke synuar edhe realizimin në kohë të elementëve të tij.