Porti i Durrësit dhe dogana shqiptare, forcim të mëtejshëm të sistemeve operacionale: për herë të parë në një sistem të automatizuar/ 04 mars 2022

Përmirësimi i ndërlidhjes së sistemeve operacionale në Portin e Durrësit, ishte ne fokus të takimit të zhvilluar mes përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Kompanisë private të menaxhimit në Terminalin e Konteinerëve, Mariner Adriatic.  

Ndërlidhja e dy sistemeve do të bëjë të mundur rritjen e sigurisë së informacionit, shkëmbimin automatik të të dhënave, raportime të tyre në kohe reale, reduktimin e kohës së përpunimit të konteinereve , shmangie të burokracive dhe kontakteve fizike mes operatoreve, etj.

Për herë të parë, operatorët  privatë dhe publik që operojnë në këtë terminal, do të kenë mundesinë që të gjitha këto veprime t’i bëjnë në mënyrë të automatizuar.

Kjo risi do t’a vendoste Terminalin e Konteinereve dhe Portin e Durrësit në një pozicion lider, krahasuar me vende të tjera të rajonit që kryejnë operacione përpunimi të ngjashme. 

Në këtë takim, MA përfaqësohej nga Artis Pugacs, Menaxher i Përgjithshëm dhe Dimitrij Kiselov, Drejtor i IT në terminalin e konteinerëve në Riga. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përfaqësohej nga Z. Arben Nikshiqi.