Porti i Durrësit me matësa inteligjentë në sistemin e furnizimit me ujë/ 22 korrik 2020

Administrata dhe një pjese e operatorëve portualë po pajisen gradualisht me matësa inteligjentë për sistemin e furnizmit me ujë.

Ky investim inovativ synon shmangien e humbjeve në rrjetin e furnizimit me ujë si dhe rritjen e efiçencës së konsumit. Përmes monitorimit elektronik të konsumit të ujit, me sistem alertimi dhe reagim të shpejtë për të shmangur abuzimet, parashikohen kursime të konsiderueshme të shpenzimeve.

Investimi ka hyrë në fazën e zbatimit dhe po mundësohet nga kompania ndërkombëtare “Baylan Water & Energy Meters”, që në vendin tonë vjen si bashkëpunim i një operatori vendas dhe një nga Kosova.