Porti i Durrësit në funksion të transportit të ngarkesave të dedikuara për projekte të veçanta infrastrukturore, procesit të rindërtimit por edhe në funksion të projekteve dhe investimeve madhore të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ato të vendeve fqinjë, të cilat aksesojnë transportin detar nëpërmjet portit më të madh shqiptar.
Një ndër ngarkesat më të fundit, në funksion të këtyre projekteve, ka mbërritur këtë javë në molin 6 të Terminalit të Konteinerëve, me anijen “Libertas H”, e cila ka mundësuar transportin nëpërmjet 7 platformave të hapura konteinerike, për t’u transferuar në vijim në destinacionin final të implementimit të projektit në vendin tonë.
Kjo kategori e veçantë e mallrave, të cilat transportohen në rrugë detare, kërkon gjithashtu edhe fasilitete specifike, infrastrukturë të përshtatshme dhe staf të specializuar për të realizuar përpunimin në standardet e kërkuara dhe pa vonesa nëpërmjet Portit të Durrësit