“Lidhja e porteve dhe qytetarëve: një vizion i përbashkët për të ardhmen”, nën këtë moto u zhvillua Konferenca e përvitshme e AIVP (Association Internationale Villes Ports Shoqata Ndërkombëtare e Qyteteve Portuale), dedikuar qytet-porteve botërore.
Konferenca, e cila u zhvillua gjatë datave 16,17 dhe 18 nëntor, në Venezia, (Itali), ku bëri bashkë 160 pjesëmarrës nga 35 vende të ndryshme të botës, pjesë e 95 organizmave më të mirënjohura portuale botërore, të cilët diskutuan mbi projektet e implementuara në ëinfrastrukturat portuale si dhe mbi sfidat për zhvillimin dhe promovimin e qytet-porteve të qendrueshme, mbrojtjen e kulturës dhe trashëgimisë lokale, gjithëpërfshirjen sociale, turizmin, etj…
Konferenca Botërore e Qyteteve dhe Porteve e AIVP, është eventi i përvitshëm që bën bashkë përfaqësues të qytet-porteve nga e gjithë bota, për të ndarë objektivat, dhe promovuar projektet inovative me një theks të veçantë në u tensifikimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet organizmave ndërkombëtare portuale.
Autoriteti Portual Durrës u përfaqësua në këtë konferencë nga Drejtori i Divizionit Operacional, z. Andrea Shllaku, i cili ndau perspektivën për rikonceptimin e Autoritetit Portual si një autoritet portual me dy porte si dhe sfidat që ky vizion mbart siç janë: reduktimi i nivelit të ndotjes nga aktiviteti portual, tranzicioni në funksion të efiçiencës energjitike, balancimi i turizmit dhe ekonomisë blu me prioritetet lokale, projektet zhvillimore ndërfaqësuese port-qytet, të cilat luajnë një rol thelbësor në lidhjen e qytetarëve të Durrësit me portin e tyre.