Porti i Durrësit së shpejti me një projekt konkret për uljen e nivelit të karbonit në transport
Në mbyllje të fazës së parë të projektit Locations për “Turizmi me Kroçera dhe ndikimet e tij në mjedisin urban ”, është zhvilluar një ekspozitë përmbledhëse e të gjithë veprimtarisë së tij të deri tanishme
Porti i Durrësit është një ndër 7 partnerët e këtij projekti, ku bëjnë pjesë qytet-porte të rëndësishme si Lisbona, Malaga, Zadari, Rijeka, Ravenna dhe Trieste
Tashmë, falë bashkëpunimit me qytete të tjera me të njejtat karakteristika në kuadër të projektit Locations është përgatitur LCTP (Plani për uljen e nivelit të karbonit në transport) për qytetin e Durrësit
Projekti Locations ka një kohë-zgjatje 2016-2020 dhe pas tij pritet që të konkretizohen gjithë studimet e realizuara në bashkëpunim me partnerët e projektit