Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), e Autoritetit Portual Durrës, në kuadër të ngritjes profesionale dhe kualifikimit të vazhdueshëm të punonjësve, hap thirrjen për përzgjedhjen e ligjëruesve të gjuhës angleze profesionale (Maritime English).
Kualifikimi në gjuhën angleze profesionale do t’u mundësohet punonjësve të Autoritetit Portual Durrës, me qëllim rritjen e njohurive të gjuhës angleze në nivelet B1, B2 dhe C1.
Qëllimi i këtij kursi është t’u ofrojë punonjësve të Autoritetit Portual njohuri të mbi tema si:
Rezultatet që kërkohen të arrihen nga kursi i anglishtes për punonjësit e APD janë :
1. Zhvillimi i aftësive të punonjësve që të përdorin Gjuhën Angleze në funksion të detyrave dhe përgjegjësive që ato kanë.
2. Të sigurojë që punonjësit të përfitojnë njohuritë e gjuhes angleze në përputhje me Kodin STCW (Standards of Training, Certification, and Watchkeeping).
3. Njohja e terminologjisë profesionale angleze në fushat e mbuluara nga veprimtaritë detare, përveç kompetencës së përgjithshme në gjuhën angleze.
4. Të jenë në gjendje të komunikojnë me të tjerët në mënyrë të përshtatshme, duke përdorur terminologjinë përkatëse etj.
Kriteret që duhet të përmbushin aplikuesit:
– Të kenë mbaruar studimet e ciklit të parë bachelor në gjuhë angleze.
– Të zotërojnë një diplomë “master shkencor” apo të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; (parapëlqehet “doktor shkencash”)
– Mesatarja e studimeve për të dy ciklet e studimit të jetë mbi 8;
– Të kenë kryer certifikime dhe trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare.
– Të kenë artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare.
– Të zotërojnë kualifikimin e nevojshëm në përputhje me modulin apo kurrikulën, për të cilën do të angazhohen si trajnerë të vërtetuar me dëshmi ose referenca për eksperiencën profesionale;
– Të kenë jo më pak se 10 vite përvojë pune në fushën përkatëse;
– Të kenë aftësi të prezantimit dhe të transmetimit të saktë dhe të qartë të informacionit tek pjesëmarrësit;
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë këto dokumente:
1-Curriculum Vitae dhe dokumentacioni si më poshtë:
Fotokopje e diplomave dhe e listës së notave të noterizuara (diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);Fotokopje të certifikatës/ave të noterizuar/a;
Fotokopje të dëshmive kualifikimi të ndryshme si dhe të publikimeve dhe të pjesëmarrjes në konferenca shkencore;
Fotokopje e noterizuar e librezës së punës, nëse ka apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar.
Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
Vetdeklarim nga kandidati aplikues për gjendjen gjyqësore.
2. Projektprogrami i detajuar, ku në mënyrë specifike do të jepet një përshkrim i çështjeve të trajnimit apo modulit, për të cilin janë zgjedhur dhe literatura që do të përdoret.
Shënim: Afati i fundi i dorëzimit të dokumentacionit është data 18.08.2021
Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi. Dokumentacioni duhet të dorëzohet vetem në rrugë postare në adresën: Autoriteti Portual Durrës Lagjia 1, “Rruga Tregtare” Durrës.