Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), drejt një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve/ 12 gusht 2021

Sot me date 12.08.2021 në ambientet e Autoritetit Portual Durrës u zhvillua takimi me qëllim “Bashkëpunimi ndërinstitucional në kuadër të programeve të aftësimit profesional, orientimit dhe nxitjes së punësimit në sektorin detar”. Takimi u zhvillua midis Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKPFK).

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte vlerësimi i mundësive të bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim formimin profesional dhe punësimin në sektorin detar. 

Gajtë takimit palët u dakordësuan për një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të vijojë me iniciativa të pëbashkëta në muajt e ardhshëm.