Qendra e Trajnimit “Jörn Steusloff” e Autoritetit Portual Durrës, e cila do të nisë të shfrytëzohet si Shkollë Trajnimi më 1 shtator të këtij viti, është zhvilluar si projekt në portin e Durrësit që në vitin 2002.
Projekti i
Autoritetit Portual për riorganizimin dhe zhvillimin e Qendrës së Trajnimit dhe
për kthimin e saj në një “Shkollë”, e cila do t’i shërbejë nevojave të gjithë
përdoruesve të porteve, duke përfshirë menaxherët e porteve, operatorët e
terminaleve, operatorët e ngarkim – sharkimit, agjentët dhe agjencitë
spedicionere, operatorët e mirmbajtjes, organet shtetërore, të lidhura me
transportin detare e më gjerë, tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare të
funksionimit.
Shkolla e Trajnimit me 15 kurset e parë do të nisë më 1 shtator dhe procesi I regjistrimit të të rinjve që kanë përfunduar shkollën e mesme fillon më 29 korrik.
Qendra – Shkollë do ti shërbejë më së miri objektivit madhor të partneritetit publik- privat që përbën një nga synimet kryesore të APD.
Gjatë 11 viteve kjo Qendër Trajnimi ka kryer disa kurse të shkëputur kryesisht të gjuhës angleze, rregullave të sigurise, kurse për elektrovincierët etj. dhe është bërë gjithashtu kompleksi ku janë zhvilluar gjithmonë seminaret, konferencat dhe takimet e ndryshme me karakter portual local, komnëtar dhe ndërkombëtar.
Zhvillimi i Qendrës së Trajnimit “Jörn Steusloff” është realizuar nën formatimin e një Qendre Kombëtare të Trajnimit të Porteve, dhe me rekomandimet e UNCTAD, Bankës Botërore dhe shërbimeve të Konsulencës së HPC.
Projektet për modernizimin e infrastrukurës, menaxhimit, si dhe për privatizimin e shërbimeve kanë forcuar gjithnjë e më shumë rolin e Autoritetit portual si administrues i pronës dhe garantues i rregullit e kontrollit. Në këtë zhvillim, nevoja për trajnime janë të shumta dhe variojnë shumë edhe në prioritete.
Qendra e Trajnimit të Portit të Durrësit do të mbajë emrin e Konsulentit Jörn Steusloff, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndryshimin tërësor të Portit të Durrësit.
Jörn Steusloff, ka qenë konsulenti i portit të Durrësit, duke filluar nga vitit 1999. Në këto 14 vjet Z. Jörn Steusloff ka krijuar një raport të ngushtë dhe efektiv me projektet dhe zhvillimin e portit e Durrësit. Kjo marrdhënie është karakterizuar nga besimi reciprok, eksperienca dhe asistenca pa kufizim në identifikimin dhe implementimin e projekteve.
Z. Jörn Steusloff dhe njohja e thellë që ai ka për Portin dhe burimet e tij njerëzore, menaxherët dhe aktorët e tjerë portualë janë vënë në shërbim të zhvillimit dhe modernizimit të Portit më të madh të vendit. Gjuha e komunikimit dhe rezultati i punës së tij e kanë tejkaluar raportin e
Konsulencës mes tij dhe APD.
Emri Mbiemri: | Jörn-Ulrich STEUSLOFF |
Emri i Firmes: | HPC Hamburg Port Consulting GmbH |
Pozicioni: | Ekspert Politikash dhe Menaxhimi Portual |
Profesioni: | Operator Portual, Ekonomist Transporti dhe Kapiten Anije |
Date Lindja: | 1943 |
Vitet me Firmen: | 34 |
Shtetesia: | Gjermane |
Autoriteti Portual Durrës (APD) do të organizojë së shpejti një sërë
kursesh trajnimi, me synim rritjen e nivelit profesional të personelit, si dhe
përgatitjen e të rinjve që kanë përfunduar shkollën e mesme.
Kurrikulat e formimit profesional të kualifikimeve në këtë Qendër janë miratuar nga Ministria e Punëve publike dhe Transportit me profesionet e aplikueshme në mjediset e porteve detare të vendit.
Kurset teoriko-praktike do të zhvillohen në mjediset e Qendrës së Trajnimit si dhe në terminalet portuale, duke shfrytëzuar mjetet dhe mekanizmat e disponueshme nga APD.
Kurset me kohëzgjatje nga 45 deri në 522 orë përfshijnë 15 trajnime dhe kualifikime në nivele të ndryshme si stivador, përgjegjës përpunimi anijesh, inspektorë sheshi dhe logjistike, si dhe planifikues e menaxherë terminali.
Kualifikimet me periudha më të gjata kohore i kushtohen profesioneve të elektrovinçierëve dhe manovratorëve të karrelit dhe të Reach stacker.
Numri i parashikuar i pjesmarrësve në secilin prej kurseve do të jetë nga 4-12 veta. APD e liçensuar nga Qendra Kombëtare e Liçencave për ofrimin e kurseve të formimit profesional, ka hartuar Programet e trajnimit teoriko-praktik, duke u fokusuar në aftësimin praktik të kursantëve në profilet specifike të shërbimeve në terminalet portuale.
Një grup pune me ekspertë të fushës së operacioneve portuale, duke u mbështetur edhe në udhëzimet e Agjencisë Kombëtare për arsim dhe formim profesional dhe nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka marrë shërbime konsulence edhe nga Portet e zhvilluara evropiane.
Përveç personelit të saj inxhinjero-teknik, APD do të përfshijë në stafin e Qendrës së Trajnimit edhe instruktorë të tjerë nga fusha e detarisë. Literatura e trajnimeve mbështetet kryesisht në Konventat dhe Kodet ILO, IMO dhe ISPS për Sigurinë dhe shëndetin në porte, ato për Mallrat e rrezikshme, Planifikimin e Operacioneve në porte OKB, etj.
Qendra e Trajnimeve është rinovuar tërësisht disa muaj më parë, në kuadër të investimit të APD për ristrukturimin e godinave të institucioneve portuale. Ajo ka marrë pamjen e një minishkolle me gjashtë klasa, në të cilat mund të zhvillojnë përkatësisht mësim 16-32 kursantë njeherësh. Dy prej klasave janë pajisur tërësisht me kompuiterë. Një sallë me kapacitet 90 vetë në formën e një auditori do të shërbejë për leksionet dhe takimet e përbashkëta.