Thuajse të gjitha mallrat e importit të grupit të materialeve të ndërtimit që mbërrijnë me anije në portin më të madh të vendit kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.
Nga të dhënat 7-mujore të Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se rritja ka shënuar shifra nga 2 – 25 mijë ton për secilin nga materialet.
Megjithë situatën e krijuar nga pandemia në pjesën e parë të vitit, në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor janë përpunuar 92 mijë t çimento, 58 mijë t hekur, 67 mijë t profile, prokate, llamarinë; 24 mijë t xhama, etj.
Sasia e përgjithshme e mallrave të importit që janë përpunuar në portin e Durrësit në periudhën 7-mujore arrin në 831 mijë t, ose 15 përqind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2019.