Rritja e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike me në fokus zhvillimet portuale, ishte tema kryesore e diskutimeve në Workshopin e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të CDI, APD-së, Universitetit “Aleksandër Mosiu” Durrës dhe përfaqësuesve të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Drejtori i Divizionit Teknik në APD, Rafaelo Rexho pohoi se: “Autoritetit Portual Durrës ka në synimet dhe objektiva e së ardhmes zbatimin dhe përmirësimin e menaxhimit të efiçencës energjitike për asetet portuale dhe zhvillimi i tyre në perputhje me certifikimin ISO 50001:2018”.
Për Dekanin Metalla “efiçenca energjetike është sfidë globale, për edhe sfidë për çdo sektor të ekonomisë sonë”. “Për këtë arsye ne ofrojmë edukim në fushën e auditimit të energjisë në ndërtesa dhe transport. Jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin me partnerët tanë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për rritjen e efiçencës së energjisë dhe kontributit që mund të japim për reduktimin e ndotjes mjedisore”, u shpreh ai.
Në dy panelet e punëtorisë u diskutua mbi perspektivat ndërkufitare në efiçencën energjetike si dhe strategjitë e reja për ndërtesat publike në këtë fushë.