Rritja e volumeve tregtare në Durrës – Porto Romano/ qershor 2023

Shifrat flasin vetë: gjatë 5 viteve të kaluara volumet tregtare të përpunuara në kompleksin portual Durrës – Porto Romano kanë njohur një rritje të konsiderueshme (+27,3%). 

Kjo rritje konsistente, më e lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto për të njëjtën periudhë, dëshmon se: 

  • Transporti detar dhe logjistika janë kthyer në sektorë mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit,  
  • Portet shqiptare kanë nisur të funksionojnë si porte tranzit për vendet e rajonit: Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj. 
  • Potenciali i porteve shqiptare për të konkurruar porte të tjera të Adriatikut dhe Egjeut është tashmë i vërtetuar dhe i matshëm. 

Referuar të dhënave analitike të 5 viteve të fundit, (2018-2022) në kompleksin portual Durrës – Porto Romano, janë përpunuar rreth 26.5 milionë tonë mallra ose 93.8 % e të gjithë sasisë së mallrave të përpunuar në vendin tonë në rrugë detare

Nuk ka konfirmim më të mirë për seriozitetin e strategjisë së Qeverisë shqiptaretë trupëzuar në Planin Kombëtar Sektorial të Transportit Detar dhe Infrastrukturës Portuale (2020) ku modernizimi dhe specializimi i infrastrukturës portuale, veçanërisht në kompleksin Durrës – Porto Romano, përbën përparësi kombëtare.  

#VetëmPërpara