SHPALL JE NJOFTIM PER SHTYRJEN E AFATIT TE SHPALL JES SE VENDEVE VAKANTE PRANE FORCAVE TE SIGURISE PORTUALE

Mbështetur në Ligjin Nr. 9130 datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, Neni 20, Neni 41, VKM nr. 596, datë 10.09.2004 “Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij” Neni 14, Neni 18, Ligji Nr. 168/2013 datë 31.10.2013 “Për Sigurinë në Anije dhe Porte” Neni 34, Udhëzimit Nr. 7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, Kreu V, Neni 9 Pika 2 dhe Neni 14, Urdhëri Nr. 85 datë 11.06.2015 ” Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikës së Shqipérisë”, si dhe referuar Udhëzimit Nr. 07 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, ju njoftojmë:

Shtyrjen e afatit mbi shpalljen e vendeve vakante për Punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, pranë Autoritetit Portual Durrës:

– 13 (trembëdhjetë) vende vakante për Punonjës Sigurie

Kandidatët të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrat e sipërpërmendura duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr.7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, deri më datë 06.03.2018.