Sistemi i bazës së të dhënave për trafikun detar – tre ditë trajnime në APD/ 17 maj 2021

Siguria dhe ruajtja e ujërave shqiptarë përmes “Sistemit të bazës së të dhënave për trafikun detar – për QNOD” ishte tema e trajnimeve që u zhvillua ditët e fundit në mjediset e sallës së Konferencave të Autoritetit Portual.

Qëllimi i sistemit është ngritja e një baze të dhënash për menaxhimin e integruar të kufijve detarë shqiptarë, si dhe hedhja dhe grumbullimi i të dhënave në kohë reale për të gjitha mjetet e lundrimit, me natyrë tregtare ose jo, të cilat gjenden apo lundrojne në ujërat dhe portet e Shqipërisë.

Në tre ditët e trajnimeve të organizuara nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare QNOD morrën pjesë 135 specialistë, përdorues të ardhshëm të sistemit, si agjentë detarë, kapitenë anijesh, perfaqësues nga institucionet ligjzbatuese detare (APD/Porte Detare, Drejtoria e Pergjithshme Detare, Dogana/Antikontrabanda, Policia Kufitare dhe Migracionit, Roja Bregdetare, Drejtoria e Peshkimit, QNOD).

Në zbatim të kodit detar, të ndryshimeve ligjore të fundit, standardeve ndërkombëtare te konventës FAL, etj do të plotësohen formularet FAL dhe dokumentacionet e tjera mbi sigurinë dhe gjendjen shëndetësore në anije dhe atë të mbetjeve per anijet e kategorisë Tregtare apo për cdo kategori mjet lundrimi që kërkon autorizim për lundrim ndërkombëtar.

Procesi i autorizimit dhe dokumentacioni për anijet turistike dhe të peshkimit, është proces më i lehtësuar në përputhje me ndryshimet ligjore në fuqi, te cilat gjithashtu do te jene pjese e sistemit.

Në sistem ruhen të dhënat dhe aktivitetet e të gjithe kategorive të anijeve.