TAKIMI HAPËS I PROJEKTIT EFINTIS

Më 22 Shtator 2020 u zhvillua takimi i parë i projektit EFINTIS i cili u zhvillua online. Projekti do të zgjasë 18 muaj dhe ka filluar zyrtarisht në 1 Korrik 2020. Ky projekt financohet nga Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi dhe ka një buxhet total prej 1 075 500 €. Anëtarësia e projektit EFINTIS përbehet nga: Porti i Tivarit (MNE) – Partneri Lider, Instituti Shqiptar i Transportit (ALB), Autoriteti Portual i Detit Adritatik Jugor (ITA), Autoriteti Portual Durrës (ALB) dhe Agjencia Autonome e Termolit për Mikpritjen dhe Turizmin (ITA).

Arsyeja kryesore për zbatimin e projektit EFINTIS është nevoja në rritje për lidhje më të mira të subjekteve të transportit në rajon. Duke mbajtur parasysh gjendjen aktuale të shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, tani është më e rëndësishme se kurrë të zhvillohen zgjidhje TIK dhe të harmonizohen me standardet dhe kërkesat e BE në mënyrë që fluksi i transportit të mbetet i padëmtuar nga kjo situatë.

Ky takim i parë zyrtar mundësoi prezantimin e partnerëve me njëri – tjetrin, diskutimin e të gjitha aktiviteteve të projektit, të situatës aktuale dhe pritshmërive, dakordësimin mbi afatet, orientimin kryesor të veprimtarisë së projektit dhe teknika të tjera.

Partneri Lider bëri një prezantim të të gjitha paketave të punës dhe të rregullave kryesore të Programit. U dakordësua mes partnerëve për fillimin e aktiviteteve të komunikimit, prezantimin e projektit EFINTIS për publikun e gjerë. Së shpejti do të jenë aktive rrjetet sociale të projektit dhe faqja zyrtare e web-it nëpërmjet të cilave projkti EFINTIS do të promovohet.