Takimi i 6-të i Komitetit Teknik rajonal për transportin detar dhe multimodal/ 23 qershor 2023

Në fokus rritja e Kapaciteteve të profesionistëve të sektorit detar. 

Nën drejtimin e Sekretariatit të Komunitetit të Transporit, së bashku me kolegë të MIE, Drejtorisë Detare, UAMD, CDI si dhe përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare dhe evropiane si IMO, EMSA dhe ESPO, komiteti mblodhi përgjatë dy ditëve eskpertë të transportit detar dhe logjistikës nga Spanja, Kroacia, Malta, Mali i Zi, Kosova, Maqedona e Veriut, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia, Italia, Greqia, dhe Polonia.
Pjesëmarrësit vlerësuan Qendrën e Ekselencës për Çështjet Detare si një instrument të rendësishëm për  të siguruar burimet e nevojshme njerëzore në zbatimin e investimeve të Qeverisë shqiptare në infrastrukturën portuale dhe turizmin detar, duke shërbyer si nyjë lidhëse në Rajonin Adriatiko-Jonian, për trajnimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në transportin dhe logjistikën detare. 
Krahas mbështetjes efektive që institucionet shqiptare të Administrimit detar dhe portual marrin nga IMO dhe EMSA, pjesëmarrësit evidentuan dhe maturimin e projekteve të tjera të Qeverisë shqiptare dhe mbështetjen e nevojshme nga Bashkimi Evropian në nivel teknik dhe financiar.