Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Mallrave Gjenerale (TMGJ) të portit të Durrësit janëpërpunuar 137 anije tregtare me afro 414 mijë tmallra gjithsej.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet se shifra e këtij 6-mujori është 12 përqind më e lartë se sa periudha janar-qershor e vitit 2019.
Megjithëse në Terminalin Perëndimor (siç njihet ndryshe TMGJ) u përpunuan 2 anije më pak se sa vitin e kaluar, sasia e mallrave të përpunuar është rreth 45 mijë ton më e lartë se sa janar-qershori i vitit 2019.
Gjatë periudhës janar-qershor 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 110 mijë t grurë, 98 mijëton materiale hekuri, 66 mijë t çimento, 56 mijë t plehra bujqësore, 32 mijë t melaminë, 21 mijë t xhama, etj.