Autoriteti Portual Durrës në kuadër të zhvillimit të projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, ju njofton se tashmë Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpalluar kërkesën për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Miratimi i masterplanit strategjik Durrës-Porto-Romano 2030, faza 1- Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin, përditësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës portuale të portit të integruar të Durrësit në Porto-Romano”.
Kërkesa si dhe lista e personave që do të preken nga shpronësimi është publikuar në fletoren zyrëtare nr.111 datë 27.07.2023. (Bashkëlidhur)