TREASURE është një projekt i bashkëfinancuar nga programi Interreg Euro-MED. Ai synon të përmirësojë cilësinë mjedisore rreth zonave portuale të Mesdheut, duke zbutur dhe reduktuar ndotjen e sedimenteve dhe ujit. Sfida e përgjithshme që TREASURE dëshiron të përballet është cilësia mjedisore e zonave portuale të Mesdheut. Për ta përmirësuar atë, TREASURE do të kryejë testime transnacionale të mjediseve mbështetëse të integruara, me shumë palë të interesuara, duke bashkuar tre elementë multidisiplinar: një ekosistem i palëve të interesuara për të krijuar laboratorë pilot të hapur, një qasje të integruar për vlerësimin e cilësisë së mjedisit dhe eksperimentimin e teknikave të reja për të rivendosur degradimine zonave të ndotura portuale.
Plani i veprimit i Autoritetit Portual Durres konsiston në investimin e një stacioni pompimi për matjen e parametrave që zbulojnë ndotjen hidrokarbure, duke ofruar të dhëna për parametrat fizikë dhe kimikë të ujit të detit.
Projekti mbështet nevojat e Autoritetit me dy porte për mbrojtje të integruar të mjedisit detar, në përputhje me normat europiane të cilësisë si dhe në zbatim të standardeve të ISO 14001:2015.
Budgeti total: 2.501.581,50 €
Kohëzgjatja e projektit: 33 muaj
Partneret:
1 Agenzia per lo Sviluppo Empolese Valdelsa SpA
2 ISPRA
3 Port of Bar Holding Authority
4 Fundación Valenciaport
5 Durres Port Authority
6 Pôle Mer Méditerranée
7 Transport Malta
8 Piraeus Port Authority S.A
9 Central European initiative