Ministri i Transportit dhe Infrastruktures z.Haxhinasto, bëri një vizitë në portin e Durrësit për të parë më nga afër cilësinë e shërbimeve që i ofrohen operatorëve të transportit të mallrave dhe pasagjerëve. Z. Haxhinasto në fjalën e tij përmëndi premtimin e qeverisë për ta bërë portin e Durrësit, një nga portet më të preferuara të rajonit dhe marrjen e masave për të rritur cilësinë e shërbimeve që ai ofron në mënyrë që t`i shërbehet sa më mirë ekonomisë shqiptare. “Objektivi i kësaj qeverie është, të rrisë konkurueshmërinë e portit, cilësinë e shërbimeve dhe të ulë koston e shërbimeve, me qëllim që tu shërbejmë sa më mirë komunitetit të biznesit” – u shpreh
z. Haxhinasto.
Ndër të tjera Ministri i Transportit theksoi
se, në të ardhmen do tu shërbejmë
shumë mirë objektivave tonë atë të rritjes së konkurueshmërisë së portit duke
rivlersuar dhe kontratat e ndryshme që ekzistojnë në port, për dhënien e këtyre shërbimeve pasi, interesi madhor
i yni
është që porti i Durrësit të jetë një nga portet më konkurues në rajon dhe për këtë duhet të kemi parasysh mirëkuptimin e operatorëve në port. Gjithashtu të gjithë konçesionet do të rivlersohen nëse ato nuk kanë rritje të cilësisë dhe volumit të shërbimeve.
Në këtë takim u diskutua, ndarja e shërbimeve ndërmjet porteve në Shqipëri, duke vlerësuar rëndësinë e portit të Shëngjinit. Në një të ardhme të afërt porti i Durrësit do të jetë një port që do ti shërbejë pasagjerëve ose një port turistik vetëm për kroçera dhe pjesa e shërbimeve të ofruar nga konteinerët dhe mineralet, të realizohet në një port tjetër u shpreh z. Haxhinasto. Më pas Ministri i Transportit dhe Infrastruktures vijoi vizitën e tij me një inspektim të shërbimeve që ofrojnë kompanitë e trageteve, duke theksuar dhe një herë qëllimin kryesor të qeverisë, atë të ofrimit të shërbimit me cilësisë së lartë dhe me kosto të ulët.