Zbatimi i rregullave të qarkullimit është domsdoshmëri për të lehtesur lëvizjen tuaj brenda territorit të Portit!

Të dashur bashkatdhetarë dhe turistë që hyni/dilni nga Porti i Durrësit!

Ndodhemi në pikun e fluksit të hyrje/daljeve nëpërmjet Portës më të madhë të Shqipërisë! Zbatimi i rregullave të qarkullimit është domosdoshmëri për të lehtesuar lëvizjen Tuaj brenda  territorit të Portit!

Pas përpunimit te dokumentacionit tuaj dhe të mjeteve me të cilat zgjidhni të udhëtoni, Autoriteti Portual Durrës, Ju kërkon mirëkuptimin për të vijuar rrugëtimin tuaj konform rregullave, duke zbatuar normat e shpejtësisë, tabelat e qarkullimit rrugor dhe të sinjalistikës informuese!

Salla Operative e FSPD-së Ju monitoron lëvzijet tuaja, për të zbatuar me korrektësi parametrat e sigurisë brenda territorit të Portit !

Duke Ju uruar mirëseardhjen dhe  udhëtim të mbarë e të sigurtë!

Autoriteti Portual Durrës!

1
4
8
7
10