Zona e ish Peshkimit në Portin e Durrësit drejt rivitalizimit/ 20 nëntor 2020

Lidhur me lajmet e pavërteta mbi punimet që po kryhen në Portin e Durrësit, dëshirojmë të sqarojmë publikun dhe median se, :

Nga datës 25 tetor 2020, kanë nisur punimet për prishjen e objekteve të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore (tërmeti) në zonën e Ish-Peshkimit në Portin e Durrësit, si dhe evadimin e ngrehinave të rrënuara ndër vite, gërmadhave dhe kioskave pa leje, inerteve dhe barishteve të lëna prej dekadash, të cilat e kishin kthyer këtë hapësirë në një zonë informale dhe burim ndotjesh .

Punimet kanë nisur pas një studimi të realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe pasi janë siguruar lejet dhe autorizimet përkatëse të Bashkisë Durrës, në zbatim të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me synim rikthimin e kësaj zone në një hapësirë të re shërbimesh për përdoruesit e Portit.

Theksojmë se në zonën e ish-peshkimit NUK PO NDËRTOHEN as kalata dhe as godina të reja, por po i rikthehet Portit dhe përdoruesve të tij një hapësirë e re e lënë prej vitesh në degradim, e cila shkaktonte vetem ndotje, shpenzime te pajustifikuara dhe probleme sigurie.

Faza e pastrimit dhe evadimit(që është ende në proces, shih fotot bashkëlidhur) do të pasohet shumë shpejt nga ajo e rehabilitimit të zonës me nivelimet dhe rrethimet përkatëse, sipas parametrave të sigurisë portuale, për t’iu vënë në funksion shërbimeve në tokë të mjeteve lundruese turistike.

Bashkëlidhur foto nga punimet për pastrimin e zonës dhe imazhe nga situata e mëparshme, e cila i përket një kohe të perënduar tashmë, ndërsa sapo ky rehabilitim të mbarojë do e bëjmë të ditur publikisht.

Ju faleminderit,
Autoriteti Portual Durrës