Zyra e specialistëve të Dispeçerisë në portin e Durrësit e ka dritën të ndezur 24/7 – 10 nëntor 2020

Stafi i këtij sektori në çdo orë të ditës kujdeset që mjetet e lundrimit të akostohen në Terminalet, sipas mallrave që do të përpunojnë.

Specialistët përgatisin Planin e akostimit për mjetet e lundrimit që pritet të mbërrijnë në port dhe mbajnë lidhje të përhershme me Sektorin e eletrovinçave, me atë të Sigurisë, etj. 

Numri më i madh i anijeve tregtare akostohet në Terminalin Perëndimor. 

Vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë Terminal u përpunuan 277 anije, pa harruar 430 jahte në kalatën 4 të Terminalit Perënidmor.

Së bashku me tragetet, kroçerat dhe anijet e tjera numri i përgjithshëm i mjeteve lundruese të përpunuar në portin më të madh të vendit arriti në 2,104.

Bashkë me kontributin e dhjetra punonjësve të portit për përpunimin e anijeve dhe trageteve, një meritë të veçantë ka personeli I Dispeçerisë, që i mirëpret dhe i përcjell mjetet lundruese drejt destinacioneve të tjera detare.