44 jahte turistikë të madhësive të ndryshme janë ankoruar në portin e Durrësit gjatë 10 ditëve të para të muajit qershor – mësohet në Qendrën e Informacionit të APD. Një pjesë e tyre janë jahte me gjatësi deri në 100 metra.
Numri i jahteve që ankorohen në port është rritur ndjeshëm me nisjen e sezonit turistik.
“Moon shine”, “Lady Bianca”, “My Way”, “Obelix 3”, “Josephine”, janë vetëm disa nga emrat kumbues të jahteve me vendnisjeje nga porte të ndryshëm, që kanë zgjedhur të ndalojnë edhe në portin më të madh të vendit tonë.
Burime nga Sektori i Statistikave në APD, bënë të ditur se që nga fillimi i vitit në Durrës kanë mbërritur 89 jahte gjithsej, dhe numri i tyre pritet të rritet gjatë stinës së verës.
Sipas të njejtit burim, kohëqëndrimi i tyre në qytetin bregdetar zgjat nga 4-5 orë deri në një javë.