Mbi 26 mijë udhëtarë dhe afro 9.100 automjete të ndryshme, 4.585 nga të cilët autovetura, kanë shfrytëzuar udhëtimin me tragete gjatë periudhës 1 – 20 maj të këtij viti.
Sipas të dhënave operative të APD, 12.629 udhëtarë me 2.576 autovetura kanë lundruar me tragetet që nisen nga Bari dhe Ankona drejt portit më të madh të vendit. Ndërkaq, në të njejtën periudhë nga Durrësi janë nisur me tragete 13.710 udhëtarë me 2.009 autovetura.
Nga 1 – 20 maj në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete edhe 2.304 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme, ndërsa drejt porteve të tjera janë nisur 2.200 automjete dhe kamjonë.